Ndarja e drejtësisë në Superligën e Kosovës në futboll, është një nga temat që po diskutohet në “Duelin Sportiv” në RTV Dukagjini.

Trajneri, Liridon Leci tha se “VAR-i i ka eliminuar gabimet. Më shumë ankesa ka në Ligën e Parë”.

Teksa, i të njëjtit mendim ishte edhe futbollisti i Lirisë, Robert Gjeraj.

“Fakti që nuk ka shumë ankesa në referim do të thotë që nuk ka pasur shumë gabime në referim”.

Kurse, Bylbyl Sokoli përmendi se “në ndeshjen ndaj Ballkanit ishte një rast diskutabil, do ishte mirë ta shohim pamjen. Bëhet fjalë për minutën e 64-të”.

Emisioni “Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22:00 – duke trajtuar tema nga futbolli vendor.