A po rikthehet Dani Alves në Barcelonë?

Mbrojtësi brazilian Dani Alves, është kthyer në Evropë dhe po kryen stërvitjet në ekipin e Barcelonës, megjithatë ai nuk dëshiron ti bashkohet formacionit të Xavit, por asaj që njihet si Barcelona B

Dani Alves

Mbrojtësi brazilian Dani Alves, ka vendosur të provojë në çdo mënyrë të mundshme, të mbajë veten në formë që të arrijë gjendjen e duhur për Botërorin e Katar.

Aktualisht braziliani 39-vjeçar gjendet në kontrat me Pumas, megjithatë ai pas përfundimit të kampionatit në Meksikë, ka vendosur të kthehet në Evropë për tu stërvitur dhe një gjë të tillë po e bën në Barcelonë.  Vetë ekipi blaugranas në një komunikatë ka treguar se Dani Alves gjendet në qytetin katalunas dhe po stërvitet në qendrën sportive të Barcelonës.

Lojtari nuk është bashkuar me formacionin e Xavit, por me Barcelonën B, pra, që drejtohet nga ish-shoku i tij i skuadrës Rafa Marquez. Objektivi i Alves është që të mbajë vetën në formë për të fituar një ftesë nga Brazili për Botërorin Katar 2022.

Në faqen zyrtare në Twitter, Barcelona ka shfaqur një video që shihet Alves dhe lojtaret e tjerë duke u stërvitur, njëashtu ka shkruar edhe fjalë për karrierën e braziliantit, të cilat janë fjalë lavdëruese.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika