A po shkon Mali i Zi në zgjedhje?
Milo Gjukanoviq, presidenti i Malit të Zi, e ka refuzuar që ta mandatojë kandidatin për kryeministër të Miodrag Lekiqin, të propozuarin nga shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020. Tutje, është bërë e ditur se Gjukanoviq, ia ka dorëzuar kërkesën kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq për shpërbërjen e legjislaturës. “Danijela Gjuroviç, kryetare, në […]





Milo Gjukanoviq, presidenti i Malit të Zi, e ka refuzuar që ta mandatojë kandidatin për kryeministër të Miodrag Lekiqin, të propozuarin nga shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020.
Tutje, është bërë e ditur se Gjukanoviq, ia ka dorëzuar kërkesën kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq për shpërbërjen e legjislaturës.
“Danijela Gjuroviç, kryetare, në bazë të nenit 84, paragrafit 2 dhe 4 të Kushtetutës së Malit të Zi, po i dorëzoj propozimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi”, kështu është një pjesë letrës së dorëzuar sipas njoftimit të Presidencës së Malit të Zi, raporton ‘Analitika’, përcjellë Portali Dukagjini.
Arsyet pse e ka refuzuar i ka treguar i zgjedhuri i popullit malazez, Gjukanoviq.
“Nuk kam mundur ta pranoj propozimin për t’ia besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë zotit Miodrag Lekiq, të cilin Andrija Mandiq ma ka dërguar dje në emër të partive që kanë fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e vitit 2020, sepse unë. besoj se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për këtë”.
Sipas tij, opinioni nga përfaqësues të caktuar të partive pjesëmarrëse në konstituimin e atij propozimi është njoftuar se ka marrë vetëm mbështetje verbale dhe se deputetët e URA-së, PKSH-së dhe CIVIS-së nuk kanë nënshkruar mbështetjen e tyre.




















