AAK do të marrë pjesë në diskutimin për Asociacionin të organizuar nga ambasada e SHBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës do të mbajë diskutimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe më datën 31 janar. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe një përfaqësues nga radhët e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Ambasada e SHBA-së, lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Këtë e ka konfirmuar për Radio Televizionin Dukagjini, drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka.

“Një përfaqësues i Aleancës do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane”, ka thënë Blaka.

Diskutimi në objektin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, mbahet më 31 janar, një ditë pasi fondacioni gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” pritet të publikojë propozimin për statutin e Asociacionit.

Në kohën kur presioni për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po shtohet ditë e më shumë, tashmë një draft i këtij mekanizmi është hartuar si propozim. Një gjë të tillë, e ka bërë Fondacioni për social demokraci Friedrich-Ebert-Stiftung që vepron edhe në Kosovë. Këtë draft Radio Televizioni Dukagjini e ka siguruar nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë. Dokumenti përmban 18 nene, ndërsa që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Në 18 nene është vendosur baza e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, draft ky i propozuar nga Fondacioni për social – demokraci FES. Ky dokument që ende nuk ka dalë në publik është siguruar nga Radio Televizioni Dukagjini, nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë. Në fillim të këtij dokumentit të propozuar nga FES thuhet se ky mekanizëm themelohet në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

EKSKLUZIVE: FES propozon një Draft-statut për Asociacionin, ai duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës (Dokument)

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika