AAK e quan pazotësi propozimin e qeverisë, kërkon që paga minimale të jetë 400 euro

Propozimi i Qeverisë së Kosovës, që paga minimale në vend të ngrihet në 250 euro neto, është konsideruar pazotësi e udhëheqjes së shtetit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me iu pergjigj gjendjes së rendë në vend”, ka shkruar ai.

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri

Sipas tij, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat.

Ndërkaq, sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ky vendim ka ndodhur pa miratimin paraprak në Këshillin Ekonomiko-Social, e cila përkujdeset edhe për propozimin e pagës minimale pasi që e ka në mandatin e vet.

Ilustrim

“Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave. Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura”, thuhet në reagimin e BSPK-së në Facebook.

Sipas BSPK-së Këshilli Ekonomiko-Social, do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin 2022.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se ata nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre që paga minimale të jetë së paku 400 euro.

Azemi tutje ka thënë se propozimi i pagës minimale ka shkuar në Qeveri në mënyrë joligjore.

Ndryshe, të mërkurën e 13 prillit, qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallën tatimore në të ardhurat personale.

Sipas kryeministrit, Albin Kurti kjo do t’i hapë rrugë ngritjes së pagës minimale në 265 euro bruto, rrjedhimisht 250 euro neto.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Për këtë shumë, kreu qeveritar tha se do të ndryshojnë edhe shkalla tatimore në të ardhurat personale.

Ndërkohë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se kjo shumë është vetëm fillimi dhe varësisht prej rritjes ekonomike do të ndryshohet paga minimale.

“Miratimi i këtij projektligji në Qeveri e Kuvend i hapë rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritjen e pagës minimale në vlerë prej 264 euro apo përkthyer në orë punë 1.5 për ore”, ka thënë ministri Murati.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, ka miratuar edhe Projektligjin për Rishikimin e Buxhetit për vitin 2022.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika