AAK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese statutin e ri të UP-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se statuti i ri i Universitetit të Prishtinës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe partia e tij ka theksuar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në një konferencë për media të premten, Dreshaj ka thënë se kapja e shtetit po bëhet nga secili nivel dhe e njëjta ka ndodhur edhe dje për miratimin e statutit të ri të UP-së.

“Ky status bie ndesh me arsimin e lartë, kurse përveç shkeljeve që i ka dy, kurse në përmbajtje është më i keq. Mbledhja e djeshme nuk ishte shembull i mirë i lirisë së të shprehurit, për media dhe arsimin e lartë. Ky statut vazhdon që të prekë mirëmbajtjen, shkollimin, mbajtjen e thirrjeve në nivel vendi gjë që nuk ka ndodhur as në vende komunistë më herët. Ky statut së pari ka shkelje procedurale, debati publik me palët e interesit dhe me media nuk është bërë në mënyrën e duhur gati në mënyrë klandestinë është sjellë në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Dreshaj.

Dreshaj ka theksuar se statuti është dashur të skanohet nga Komisioni Statutar, gjë që sipas tij, nuk është bërë.

“Mbi 50 rekomandime kanë qenë në UP që të inkorporohen në draftin final, pjesa më e madhe kanë qenë jashtë. Secila thirrje është e kontestueshme nis nga sistemi, gjithë këto thirrje janë në rrezik për të humbur vendin e punës”.

Kështu, sipas tij, grupi i AAK-së ka vendosur që të dakordohet dhe ta marrë pajtueshmërinë që ditëve në vijim këtë statut të UP-së ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika