Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se partia e saj, në bashkëpunim me deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formës së votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës.

Kadrijaj theksoi se arsyeja e këtij veprimi është, sipas saj, shkelja e ligjit gjatë ndryshimit të mënyrës së votimit për formimin e Komisionit për votim të fshehtë.

“Për shkak të shkeljeve ligjore, për shkak të ndryshimit të votimit, ne kemi mbledhur nënshkrimet që t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje që po bëhet. Edhe pse e kanë shumicën nuk bënë të luajnë me qytetarët. Ne i kemi siguruar nënshkrimet. Të hënën do të dorëzohet në Kushtetuese. Momentalisht i kemi nënshkrimet edhe të LDK-së. Do të mbledhim nënshkrime edhe të dielën”, ka thënë Kadrijaj.