Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate këtë të enjte i është bashkuar në koalicion edhe Forumi Intelektual E-2030 që në krye ka Artan Nimanin, dikur pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Nimani, i zëshëm në Partinë Demokratike, ishte larguar nga kjo parti pasi ishte zgjedhur prorektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” më 10 qershor 2019.

Kreu i AAK-së Haradinaj ka thënë se ky koalicion do të garojë së bashku në zgjedhjet e ardhshme.

“Së bashku do të punojnë për Shtetin e Kosovës”, ka shtuar ai, transmeton EO.

Artan Nimani ka qenë edhe anëtar në Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.