AAK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për koeficientin e pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për media bëri të ditur se janë duke i mbledhur nënshkrimet për të ftuar një debat parlamentar, ku do të kërkohet që të ketë rritje të koeficientit nga 105 në 129

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet Ligji për paga.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media bëri të ditur se janë duke i mbledhur nënshkrimet për të ftuar një debat parlamentar, ku do të kërkohet që të ketë rritje të koeficientit nga 105 në 129.

“Janë dy çështje kryesore që do t’i ngrisim në këtë seancë të jashtëzakonshme. E para ka të bëjë me Ligjin e pagave, respektivisht me ligjin për zvogëlimin e pagave, i cili vjen si rrjedhojë e totalisht neglizhimit që Qeveria e ka bërë me këtë ligj”.

“A mund të besoni që rreth 900 punëtorë civilë në Policinë e Kosovës, prej tyre 600 kanë zvogëlim të pagave. Pra, janë diku rreth 900 punëtorë në administratën civile në polici diku rreth 600 kanë zvogëlim të pagave. A mund të besoni që gradat prej majorit, pra policët në shërbim, prej gradës major e deri tek gjenerali, tek drejtori i Policisë kanë zvogëlim të pagës prej 120 deri në 600 euro. A mund të besoni se në arsim, në arsimin e lartë shumica e profesorëve kanë zvogëlim të pagave e lëre më për anomalitë në hierarkinë e pagës. Sekretari i përgjithshëm i një fakulteti, po e marrim Fakultetin e Edukimit, e ka pagën më të vogël se zyrtari i tij për teknologji informative. Pastaj, në qoftë se e shohim pjesën e administratës së shtetit, nuk ka lëvizë në shërbim civil asgjë, ka vetëm degradim”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së shpreson në mbështetjen e deputetëve të tjerë.

“Andaj, ne si grup parlamentar, në këtë debat do t’iu japim argumentet tona pse duhet që koeficienti të ngritet nga 105 në 129, së paku dhe për këtë shpresoj që të kemi mbështetjen jo vetëm të 40 deputetëve, po të deputetëve që e dinë se e drejta është në anën tonën. Në qoftë se kjo nuk lëviz, atëherë ne si grup parlamentar do të iniciojmë një nismë ligjore, nismë ligjore e cila do të kërkon amandamentimin e ligjit për buxhet tani dhe jam i bindur se deputetët do të na mbështesin”, tha ai.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika