AAK-ja kërkon nga Qeveria Ligjin e Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri të enjten ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me ligjin e pagave.

A i ka quajtur të pafalshme mosprocedimin e ligjit të pagave në Kuvendin e Kosovës, që ishte premtuar se do ta sillnin në fund të muajit mars.

Tahiri kishte vendosur një pankartë para foltores, në të cilën shkruante “Ku është Ligji i Pagave?”.

“ Ku është ligji i pagave? Ku jeni fshehur me këtë ligj. Ku është procesi i punës për finalizimin e Ligjit, pse na keni thënë se ligji bëhet në mars, a ka qenë në atë kohë vetëm sa pë t’i mashtruar shërbyesit civilë, sindikatat apo është pazotësi e juaj se, nuk dini ta bëni ligjin”, ka deklaruar Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, ka folur për deklaratat e Qeverisë së Kosovës, të cilat thonë se ka rritje ekonomike dhjetë për qind.

Tahiri ka theksuar se kjo rritje e ekonomisë ka ndodhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

“A bën të na tregoni , pasi qenka  rritur ekonomia 10% çka ka përfituar qytetari i këtij vendi? Dihet se është rritur ekonomia sepse janë rritur çmimet”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për mundësin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës, duke thënë se e përkrahin këtë ide. Po ashtu, ka hedhur dyshime sic e ka quajtur, për mosfunksionalizimin e bordit të Autoritetit të Konkurencës, duke thënë se mund të ketë afera korruptive.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika