AAK-ja kërkon nga qeveria të formohet një Fond Emergjent pas vërshimeve të fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria të themelojë një Fond Emergjent, pasi sipas tij, vërshimet e fundit kanë marrë përmasat e një fatkeqësie në nivel kombëtar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se vërshimet në Kosovë, “tashmë kam marrë përmasat e një fatkeqësie në nivel kombëtar”.

Ai tha se, sipas informatave nga terreni, mijëra familje janë në gjendje tejet të rëndë.

Haradinaj ka kërkuar nga qeveria formimin e një Fondi Emergjent.

“Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat”, ka shkruar Haradinaj.

 

“Fitore e kësaj qeverie mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore, dhe jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in” ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika