AAK-ja kërkon ulje të TVSH-së për derivate dhe heqje të akcizës për naftën
Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e Tregtisë, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike pas rritjes së shpejtë të çmimeve të karburanteve. Tahiri ka sugjeruar katër masa të menjëhershme për të zbutur pasojat ekonomike që po shkakton shtrenjtimi i derivateve. Në […]
Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e Tregtisë, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike pas rritjes së shpejtë të çmimeve të karburanteve.
Tahiri ka sugjeruar katër masa të menjëhershme për të zbutur pasojat ekonomike që po shkakton shtrenjtimi i derivateve.
Në letër shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të së paku 50% të TVSH-së për derivatet dhe heqjen e përkohshme të akcizës për naftën, deri në stabilizimin e tregut.
Sipas Tahirit, kombinimi i këtyre masave do të ndikonte në uljen e çmimit të karburanteve për rreth 40 cent për litër, duke lehtësuar kështu barrën për qytetarët.
Ndërkohë, vende të tjera evropiane si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako ekonomike, përfshirë subvencione për qytetarët, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve, pasojë e tensioneve dhe konflikteve ndërkombëtare mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së.















