AAK-ja merr merita për armatimin me”Javelin”: Është pjesë e planit 10-vjeçar
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulezim Blaka, ka publikuar një pjesë – aneks të letrës së 26 prillit 2019, me nr.prot. 2468/2019, dërguar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për sekretarin Pompeo dhe u.d. të sekretarit të Mbrojtjes. Në letër flitet për planin afatshkurtër dhe afatmesëm, që përfshin edhe blerjen e raketave Javelin, për […]
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulezim Blaka, ka publikuar një pjesë – aneks të letrës së 26 prillit 2019, me nr.prot. 2468/2019, dërguar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për sekretarin Pompeo dhe u.d. të sekretarit të Mbrojtjes.
Në letër flitet për planin afatshkurtër dhe afatmesëm, që përfshin edhe blerjen e raketave Javelin, për periudhën 2 deri 4-vjeçare (2021 – 2023).
“Armatimi antitank nuk është përgatitje për luftë apo vendim i momentit, siç disa media (kryesisht nga Tirana), dhe teoricientë qesharakë konspiracioni po e pretendojnë”, ka shkruar Blaka.
Blaka tutje ka thënë se armatimi me “Javelin”- “nuk është as material për t’u krekosur deputetët e VV-së e as ata minoritarë. Është thjesht pjesë e planit 10-vjeçar të ngritjes së ushtrisë nga ai kryeministër që e themeloi ushtrinë”.
Blaka ka përmbyllur statusin duke iu drejtuar edhe deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci dhe të tjerëve, duke thënë:” E tash, Mefë deputeti (që paska pyetur se çfarë armatimi ka me na pru opozita), por edhe “konspiracionistët” dhe “ekspertët e sigurisë”, mundem me pa një pjesë, aneks, të letrës së 26 prillit 2019, nr.prot. 2468/2019 dërguar nga kryeministri Ramush Haradinaj për sekretarin Pompeo dhe u.d. të sekretarit të Mbrojtjes”.















