AAK kërkon nga qeveria heqjen e akcizës së naftës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen për një periudhë pesëmujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, që të heqë akcizën e naftës dhe tatimit mbi produktet bazike.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një konferencë për media, teksa ka deklaruar se ekonomia e Kosovës është para kolapsit, sipas tij, duhet të merren masat urgjente të cilat përfshijnë dy segmente.

“Kriza globale është duke sjellë pasoja të rënda në vend e te qytetarët. Reagimi i qeverisë në këtë kohë krize as që shihet. Kryeministri është në ekskursion, e ministrat e dikastereve ekonomike janë të padukshëm, të heshtur, për më keq për secilin propozim, iniciativë të opozitës, nuk ekziston as minimumi i vullnetit për diskutim apo gjetje të alternativave të përbashkëta”, ka thënë ai.

Sipas tij, qeveria së bashku me odat ekonomike, bizneset, duhet të krijojnë mekanizëm të konsultimit dhe koordinimit me akterët, në mënyrë që të prodhohen politika dhe veprime për t’iu përgjigjur krizës.

“E para, përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, e dyta në përkrahje qoftë direkte apo indriekte për të ruajtur zingjirin ekonomik. Dhe te përkrahja përmes politikave fiskale dhe tatimore propozojmë heqjen për një periudhë pesëmujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

“Mosreagimi”, i qeverisë, për deputetin Lekaj, është në dëm të vendit. Andaj ai i ka bërë thirrje ekzekutivit që të mos qëndrojë i heshtur.

“I bëjmë thirje qeverisë që të mos jetë e fjetur përballë të gjitha këtyre krizave ekonomike dhe kërkesave qytetare, sepse për këtë një vit e gjysmë nuk kemi pasur një qeveri aktive që i prevenon të gjitha ato kriza, por më tepër kur të shkaktohen merren me problemet. Kjo është e dëmshme për vendin, ne si AAK nuk do të heshtim së kërkuari për t’i realizuar të gjitha kërkesat e qytetarëve të Kosovës të cilat janë të arsyeshme”, shtoi ai.

Në ndërkohë, ai ka paralajmëruar se në rast të mosveprimit nga ana e qeverisë, AAK do t’i ndjekë procedurat ligjore.

“Sa i përket heqjes së akcizave, është një paralajmërim që qeveria të marrë veprime, dhe do t’i ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nëse është nevoja që nuk ka asnjë mirëkuptim me qeverinë që të nisim procedura edhe për heqjen e akcizës”, përfundoi Lekaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika