AAK kërkon që vlera e koeficientit të jetë 130 €, në të kundërtën e dërgon në Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse vlera e koeficientit është nën 130 euro

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse vlera e koeficientit është nën 130 euro.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj. Ai ka adresuar një varg kritikash në adresë të Qeverisë për moszbulim të vlerës së koeficientit.

Sipas tij, kjo i ka lënë në ankth mijëra shërbyes civilë.

“Ajo që ne e kemi parë deri më tani është që Qeveria nuk po dëshiron të tregojë të vërtetën dhe i ka lënë në ankth afër 80 mijë shërbyes civilë, dhe është e pakuptimtë të miratohet ligji në Kuvend pa koeficient dhe të nënshkruhet nga presidentja dhe të mos e dimë vlerën e koeficientit”, u shpreh Lekaj.

Lekaj ka thënë se AAK pret që vlera e koeficientit të jetë 130 euro, pasi nën këtë vlerë s’do të ketë rritje të pagave.

“… nëse vazhdon kështu, do të dëmtohen afër 80 mijë shërbyes civilë. Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës e kemi bërë të qartë që vlera e koeficientit së paku të jetë 130 euro, dhe nëse nuk vjen deri te kjo shumë, atëherë ne mund ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Ne kërkojmë që mos të jetë më pak se 130 euro vlera e koeficientit, sepse nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi rritje të pagave siç kanë kërkuar edhe Sindikatat, por edhe shërbyesit civilë”, ka vijuar ai për eo.

Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, e ka quajtur jotransparente mosbërjen publike të vlerës së koeficientit.

Ndonëse nuk është caktuar vlera e koeficientit, Shahini pret që nga vendimi për këtë çështje të mos ulen pagat.

“Është jotransparente dhe kjo tregon se dialogu ndërmjet partnerëve ekonomik-social ka ngecur dhe nuk ekziston, sepse këtu do të duhej që të dialogohen dhe të publikohen, dhe të jepen vërejtje të mira apo të këqija. Përderisa kjo mbahet e mbyllur, dhe që tash po na del që kjo është antiKushtetues, mendojmë që Qeveria e vendit nuk duhet të marrë vendime për qytetarin pa votën e qytetarit. Ne nuk e kemi llogaritur sa duhet të jetë saktë, por assesi të ulen pagat”, ka thënë Shahini.

 

 

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika