AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme lidhur me krizën energjetike dhe Ligjin e Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se me nismën e AAK-së, partitë opozitare janë duke mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Komisionin hetimor ndaj krizës energjetike.

Kjo kërkesë vije pas dështimit që të formohet ky Komision në seancën e 28 marsit si rezultat i votimit të 50 deputetëve që votuan kundër.

“Besoj që do t’i mbledhim shpejt 40 nënshkrimet të cilat do të sjellin seancën e jashtëzakonshme për diskutim dhe aprovimin e këtij Komisioni”, tha Tahiri.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tairi

Gjithashtu, ai ka deklaruar se ikja nga hetimi parlamentar për temën e enërgjisë është ikje nga përgjegjësit shtetërore e qeveritare dhe se kjo temë sipas tij është duke u trajtuar si temë dytësore, ndërsa për qytetarët e Kosovës është temë kryesore.

Ai ka kërkuar madje që temë diskutimi duhet të jetë Ligji i Pagave, duke thënë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të raportojë për këtë çështje në Kuvend.

“Kërkesa ime për këtë komision është shumë e thjeshtë, Ministri Sveçla duhet urgjentisht të vij të raportojë para këtij Komisioni. Të na tregoj pse nuk po vjen ligji në Kuvend dhe pse nuk është miratuar ashtu siç është zotuar, dhe pse vendoset ky ligj në agjendën legjislative dhe pastaj nuk ka lëvizje”.

Nga kjo situatë e krijuar ai e ka quajtur pazotësi, injorim dhe mashtrim punën e Qeverisë.

“A është pazotësi a është injorim apo është mashtrim. Ne sa i përket Ligjit të Pagave i kemi marrë të gjitha mekanizmat që një grup parlamentar i bënë. Së fundi kemi të miratuar një rezolutë në Kuvend që kërkon sjelljen sa më të shpejtë të këtij ligji”, është shprehur Tahiri për EO.

Gjatë seancës së 28 marsit deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishin lëshuar sallën e Kuvendit pas përplasjes me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme për krizën energjetike.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika