AAK kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia e tij do ta kundërshtojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike me të gjitha format demokratike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), është deklaruar kategorikisht kundër propozimit të ZRRE-së, për t’u rritur çmimi i energjisë elektrike për rreth 15%.

I ftuar në emisionin “Five”, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia e tij do ta kundërshtojë këtë vendim me të gjitha format demokratike.

“Ne si AAK, do të gjejmë rrugën demokratike të kundërshtimit në parlament, po ashtu, meqë jam anëtar i komisionit për ekonomi dhe ZRRE raporton në këtë komision, që në javën e ardhshme do ta ftoj ZRRE-në, ta komunikojë vendimin dhe arsyeshmërinë për rritje të çmimit”, deklaroi Lekaj.

Sipas tij, është e pakuptueshme të rritet çmimi i energjisë elektrike në stinën e pranverës.

“Meqë hyjmë në stinën e pranverës, shpenzimi i energjisë është më i vogël se në stinën e dimrit, të merret një vendim i tillë është i paarsyeshëm i paargumentuar, dhe që ne do të ndjekim rrugë demokratike për të kundërshtuar”, ka thënë ai.

Nëse rritet çmimi i rrymës, sipas Lekajt, do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika