AAK nuk i shkon në takim presidentes Osmani për zgjedhjet në veri
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë bërë të ditur se nuk do të shkojnë në takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. AAK njofton se ka dalë me një propozim prej 4 pikash për të rikthyer situatën në normalitet në gjithë Kosovën. “1.Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të […]





Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë bërë të ditur se nuk do të shkojnë në takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
AAK njofton se ka dalë me një propozim prej 4 pikash për të rikthyer situatën në normalitet në gjithë Kosovën.
“1.Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale. 2. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Propozimi i tretë i AAK-së është, “Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar, por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar”.
“Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (takim disaditor), deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje reciproke Kosovë-Serbi”.
Tutje, AAK-ka ka theksuar se derisa nuk do të ketë një reflektim për këto kërkesa, nuk do të jenë pjesë e nismave.
Të hënën, Osmani pret në takim partitë politike për konsultime për datën e zgjedhjeve në veri




















