AAK pas takimit me Lajçak: Konfirmuam sërish mbështetjen tonë për propozimin evropian

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Aleanca e Ardhmërisë për Kosovën edhe njëherë ka konfirmuar qëndrimet e saj në lidhje me propozimin evropian, se është një moment i rëndësishëm për të ecur përpara.

Ai ka thënë se Haradinaj e ka përcjellë mesazhin Lajçakut se ka të arritura serioze në këtë dokument dhe se mund të ecet përpara.

“Sot e patëm një takim të vlefshëm më përfaqësuesin Lajçak. U konfirmuan ato që Aleanca i ka thënë që një kohë, ne mendojmë që Kosova është në një moment të rëndësishëm dhe mund të ecë përpara me një marrëveshje që është propozuar. Haradinaj e përcolli te Lajcak mendimin e Aleancës se ka të arritura serioze në këtë dokument, e dimë se nuk është njohja, por krijohen rrethana që e nxjerrin Kosovën në situatë krejt tjetër. Kemi pasur insistime që të sqarohen detaje dhe i kemi marrë. E mbështesim këtë marrëveshje dhe mendojmë se Kosova mund të ecë përpara. Po nëse në Kuvend vjen një marrëveshje e tillë, do ta ketë mbështjeten e AAK-së”, ka thënë Gjini.

Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës në takim me Lajçakun ka thënë se PDK-ja ka rezerva sa i përket planit franko-gjerman.

Krasniqi, të premten në një konferencë për media pas takimit me Lajçakun, ka thënë se ajo që ka Kosova tani është një marrëveshje e përkohshme jo me njohje të ndërsjellë por me Asociacionin në qendër.

“Në diskutimet për marrëveshjen e propozuar Lajçakut ia shpreha edhe njëherë qëndrimin e PDK-së, rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjes për arsye të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale njohje të ndërsjellë. Ky ka qenë jo vetëm qëndrimi ynë po edhe qasja e partnerëve ndërkombëtarë. Fatkeqësisht ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme jo me njohjen e ndërsjellë por me Asociacionin në qendër”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika