AAK propozon rritje pagash për 30% në sektorin publik

AAK-ja ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mospërfshirje të Ligjit të Pagave në buxhet, duke thënë se "Qeveria e Kosovës i ka gënjyer të punësuarit në sektorin publik". Ata kanë propozuar që të ketë rritje të pagave për 30 për qind në sektorin publik, pa i përfshirë të emëruarit politikë





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se AAK-ja pas konsultimeve me ekspertë për adresimin e buxhetit 2023 që do të jetë në rend dite në seancën e radhës do të prezantojë një amendament që lidhet drejtpërdrejt me nevojën për ngritje lineare të pagave të zyrtarëve publikë në të gjitha nivelet për 30 për qind, përveç atyre me emërime politike.

Ai ka kritikuar qeverinë duke thënë se nuk i ka miratuar ligjet vitale për të cilat ka pasur premtime.

“Qeveria i ka gënjyer 80 mijë familje duke u thënë se do të sjellë ligjin e pagave dhe mbi të gjitha duke mos e vendosur në buxhet vijën e cila do të futë në zbatim ligjin e pagave dhe koeficientin”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, qeveria ka mashtruar qytetarët dhe zyrtarët publikë, pasi nuk ka përmbajtur premtimin për ligjin e pagave.

“Është goditje ndaj njerëzve që nuk munden as pushimin e drekës ta kryejnë me ato para. Është e padrejtë, joserioze, një qeveri që ka trumbetuar në mbështetje të sektorit publik”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se ministri i Financave, Hekuran Murati e ka në dorë ngritjen e pagave për sektorin publik, gjersa ka shtuar se “nuk ka sjellë ligjin e pagave, as koeficientin”.

“Nuk ka logjikë normale që një ministër i thotë një sektori privat rritni rrogat se i keni rritur fitimet, ndërsa këtij që i është rritur buxheti nuk e bën të njëjtën”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, deputeti Pal Lekaj njëherësh anëtar i Komisionit për Buxhet e Financa, ka thënë se kjo ngritje e pagave do të kërkohet deri në miratimin e ligjit për paga.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika