Abazi akuzon Qeverinë se ka kopjuar logon e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Deputeti Haki Abazi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka kopjuar logon e 25-vjetorit të çlirimit nga një restorant në kryeqytet dhe ka kritikuar kryeministrin për moslejimin e formimit të komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Deputeti Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka kopjuar logon zyrtare e cila do të përdoret si simbol për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Abazi ka thënë se kjo logoja është marrë nga muri i një prej restoranteve të kryeqytetit.

“Kreativitet i limituar! Kjo logo për 25 Vjetorin është e kopjuar nga muri   dhe motivet e restaurantit “Bukë e Zemër”! A thua kush është kopjuesi dhe pse pikërisht kjo… Kryeministri nuk ka lejuar që të formohet komisioni parlamentar hetimor për rastin e rezervave shtetërore”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten, ka thënë se për logon janë frymëzuar nga historia dhe kultura, dhe se përfshin motivet tradicionale “të rifreskuara me dizajn modern”.

Kurti publikon logon e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

“Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika