Abazi akuzon rëndë Kurtin: E therë pas shpine këdo për interesa personale
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka pasur akuza të rënda për kreun e ekzekutivit, Albin Kurti. “Një kryeministër që fragmenton, ndanë, therrë pas shpine këdo e për interesa puro personale dhe nga paranojat e thella të njejta me ish-sistemet komuniste”, ishin fjalët e Abazit për ish-shefin e tij në kohën sa ishte në […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka pasur akuza të rënda për kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.
“Një kryeministër që fragmenton, ndanë, therrë pas shpine këdo e për interesa puro personale dhe nga paranojat e thella të njejta me ish-sistemet komuniste”, ishin fjalët e Abazit për ish-shefin e tij në kohën sa ishte në VV.
Ky reagim i Abazit vjen pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti pati kritika për një pjesë të opozitës e cila po refuzon t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Sot në Kuvend prap sulmoi opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke dashtë me u viktimizu e me fajsu të tjerët për dështimet në çdo sektorë, ama çdo sektorë. Ka dy vite që është nënshkru marrëveshja me MCC për bateritë dhe as që ka fillu realizimi i tij. Tranzicioni energjetik jo që nuk po ndodhë por po lulzon tregtia me qymyr gjithëandej ndërsa pyjet po masakrohen nga prerësit ilegal e gjysëm legal!”, tha ai.
Deputeti Abazi e kritikoi partinë në pushtet edhe për mosvotimin e rezolutës së PDK-së, në përkrahje të Policisë së Kosovës.
“Sot paturpësisht u refuzua nga ana e shumicës, të votohej PRO përkrahjes së Policisë për pagesat e rrezikshmërise, sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë dhe pensionimin e parakohshëm. Këtë kërkesë e kam bërë para më shumë se dy vite. Edhe më brengosëse ishte sa të pacipë e të papërgatitur për përkrahje të policisë janë”, tha ai.
Abazi u shpreh se “duhet të ndërpritet tradita me shku me lule e me u fotografu me policët e plagosur e me u bë kinse janë të mërzitur për vdekjen e tyre kur ata vriten në detyrë. Duhet sigurim dhe garantim të mirëqenies për policët, ushtarët dhe familjet e tyre”.















