Abazi: Dejona Mihali e ka spiunen në Ministri të Mbrojtjes, nuk i përgjigjet as Qeverisë

Haki Abazi ka akuzuar Dejona Mihalin për vendosjen e "spiunëve" nëpër ministri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se koordinatorja për komitete në Vetëvendosje Dejona Mihali ka një “spiune” brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Abazi ka paralajmëruar se raste të tilla mund të ekzistojnë edhe në ministri të tjera.

“Skandali i fundit me FSK-në. Ku një vajzë, me krejt respektin, që nuk e ka kryer as shkollon e mesme si duhet, flet për çështjet e Ministrisë së Mbrojtjes se është shpiune i Dejona Mihalit në Ministri të Mbrojtjes. Do të thotë në çdo ministri ekziston një individ, i cili nuk i përgjigjet ministrit, nuk i përgjigjet Qeverisë, as komisionit parlamentar por i përgjigjet një strukturë jashtë institucionale atje edhe bart mesazhin dhe krijon diskursin publik, të cilin ia përcakton dikush jashtë institucioneve”, ka thënë Abazi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika