Abazi konfirmon se Ferizaj është ankuar dhe pret që ta fitojë ndeshjen në tavolinë

Kryetari i klubit të futbollit, Ferizaj, Lulzim Abazi, ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se kanë bërë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sipas Abazit, Ferizaj kërkon që ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar. Ai ka shtuar se te Liria janë paraqitur disa lojtarë që nuk kanë pasur të drejt të luajnë.

Liria fitoi pas panalltive kundër Ferizajt, të dielën dhe u inkuadrua në Superligë.

‘Ne jemi ankuar në Komisionin e Garave të FFK-së brenda afateve që janë të përcaktuara në rregulloret e federatës dhe presim të marrim përgjigje pozitive. Jemi ankuar sepse lojtarët që nuk kanë kontrata nuk mund të luajnë. Ne kemi identifikaur një lojtar i cili ka deklaruar edhe publikisht në media se skadon kontrata me 31 maj, por janë diku katër lojtarë që nuk kanë pasur kontrata në ditën kur kanë luajtur ndaj Ferizajt, pra me 4 qershor. Këto janë defekte të mëdha të cilat nuk duhet të tolerohen dhe ne besojm që kemi të drejt në këtë dhe presim që ta fitojmë ndeshjen me rezultat zyrtar’’, tha Abazi.

Kryetari Abazi është i habitur se si lojtarët nuk kanë kontrata për 12 muaj.

‘’Unë kam pasur një rast të tillë vitin e kaluar, dhe jam detyruar që t’ia vazhdojë kontratën për të pasur të drejt të luajë, pra nuk kam rrezikuar. Ne edhe sigurimet shëndetësore i kemi për 12 muaj. Nuk i kuptoj se si mund të nënshkruhet kontrata vetëm deri në fund të majit. Çka nëse lojtari do të lëndohej në ndeshjen ndaj Ferizajt, kush do t’ia hiqte shpenzimet’’, përfundoi Abazi.

Regjistrimet e ndeshjeve me rezultat zyrtar, kanë ndodhur shumë herë në futbollin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika