Abazi: Kopsht fëmijësh, Kurti e solli punën që një kryetar komune të bëjë hajgare me të

Deputeti, Haki Abazi ka ironizuar me qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se e "ka sjellë punën Kurti me ba hajgare me të një kryetar komune, që për tetë vite mandat, ka ngul kunja dhe ka bë kifle"

Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Deputeti, Haki Abazi e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me qasjen e tij kohëve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se Kurti e ka sjellë punën që një kryetar i komunës të bëjë “hajgare me të”, i cili deri më tash sipas tij ka bërë kunja.

“E ka sjellë punën Kurti me ba hajgare me të një kryetar komune, që për tetë vite mandat, ka ngul kunja dhe ka bë kifle”, ka shkruar Abazi.

Reagimi i Abazit vjen pasi ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar dje se “Kur kryeministri thotë se i ka përmend kriminelët me emër e mbiemër e prokuroria nuk ka vepru i bjen që kryeministri mendon që kur ai e cilëson dikënd si kriminel me emër e mbiemër prokuroria duhet me vepru. Kush pajtohet me këtë ose nuk e kupton ose nuk e pëlqen demokracinë”.

Abazi këtë e ka quajtur kopsht fëmijësh, teksa ka ironizuar duke thënë se “Sipas kritereve dhe praktikës ‘demokratike’ ky i dyti ish dashtë me qenë kryetar i grupit parlamentar të LVV në mandatin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika