Abazi: Kurti dhe Mihali kanë qenë në dijeni për bisedën Kusari-Simiq

Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe koordinatorja e Komitetit tëLVV-së, Dejona Mihali, ishin në dijeni për bisedën Kusari-Simiq

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar se është i bindur se kryeministri Albin Kurti dhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, kanë qenë në dijeni për bisedën e Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiq.

Abazi ka pohuar “Jam i bindur absolutisht, e tha edhe Kurti sot që tha se ‘ne nuk varemi nga Lista Sërpska, por kosovari e ka për detyrë të krijojë më shumë vota, përfshirë edhe këto të Listës Sërpska’. Që do të thotë në një formë ose tjetër qenkemi të varur.”

Po ashtu, Abazi ka deklaruar se hapja e “Kutisë së Pandorës” për keqmenaxhimin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes është bërë para një viti e gjysmë, në momentin kur ai filloi të dalë në konferenca për shtyp dhe kërkonte dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lilës dhe largimin e saj.

Ai ka akuzuar se në dy vitet e fundit ka pasur keqmenaxhim të sistematizuar dhe manipulim të Grupit Parlamentar të LVV-së, në mënyrë më të poshtër të mundshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo gjë evidentohet qartë nga audio-incizimet.

“Hapja e kutisë së pandorës për keqmenaxhimin e Grupit Parlamentar të VV-së është bërë para një viti e gjysmë, kur kam filluar me dalë në konferencë për shtyp edhe kam kërkuar dorëheqjen e Mimoza Kusari – Lila dhe largimin e saj. Për brenda dy viteve, në mënyrë sistematike është keqmenaxhuar edhe është manipuluar në mënyrë më të poshtër të mundshme Grupi Parlamentar të LVV-së nga audio-incizimet shihet qartë kjo gjë”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

 

Gazeta “Nacionale” tashmë ka publikuar edhe pjesën e 3-të të audio-incizimeve në mes të Slavko Simiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës.

Në këtë audio-incizim dëgjohet Kusari-Lila teksa me Slavko Simiqin bisedojnë edhe për çështjen e veteranëve.

Po ashtu, në pjesën e tretë të audio-incizimeve, Kusari-Lila, gjatë bashkëbisedimit me Sllavko Simiqin, e quan idiot patetik Uran Ismailin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika