Abazi: Lule Gjeli duhet të dëshmojë para institucioneve për veprimtarinë e tij

Ish-deputeti Haki Abazi ka deklaruar se pas profilit “Lule Gjeli” qëndron një person me të cilin, sipas tij, është takuar më herët dhe i cili është prezantuar me identitete të ndryshme.

Duke folur në “Debat Plus” RTV Dukagjini, Abazi tha se çështja tashmë është në duart e institucioneve të drejtësisë, ndërsa kërkoi që të hetohet veprimtaria e këtij profili dhe ndikimi që, sipas tij, ka pasur në hapësirën publike.

“Është një njeri të cilin e kam takuar dhe qëndron mbrapa profilit ‘Lule Gjeli’. Prezantimi i tij ka qenë me identitete të ndryshme, ka mundur të jetë Gendi, Taulanti e të tjera”, deklaroi Abazi.

Ai tha se nuk është marrë me spekulimet rreth fotografive apo identitetit të personit, duke theksuar se zhvillimet teknologjike dhe inteligjenca artificiale mund të krijojnë interpretime të ndryshme.

“Nuk isha marrë fare me spekulime të fotografisë, sepse sot me inteligjencë artificiale apo informacione mund të ketë spekulime që mund të çojnë në drejtime të ndryshme. Institucionet e drejtësisë e kanë filluar procesin”, u shpreh ai.

Abazi tha se në një postim të tij ka ofruar mundësinë për të dëshmuar për profilin “Lule Gjeli” dhe, sipas tij, për implikimet që lidhen me aktivitetin e tij në rrjete sociale.

Ai e lidhi këtë çështje me atë që e quajti “milicia e Facebook-ut të Lëvizjes Vetëvendosje”, duke pretenduar se bëhet fjalë për një mekanizëm që synon individë dhe procese të rëndësishme në vend.

“Është një grup që realisht targeton individë, procese të rëndësishme të vendit. Nuk po flas vetëm për figura politike, por edhe për figura ndërkombëtare, konkretisht edhe zyrtarë të shtetit të Amerikës, por jo vetëm”, tha Abazi.

Sipas tij, në një shoqëri demokratike duhet të ruhet liria e shprehjes, por jo të përdoren platformat online për, siç u shpreh ai, “linçim dhe deformim të individëve dhe proceseve”.

“Në çdo vend demokratik ruhet e drejta e fjalës dhe shprehjes, por media me integritet nuk duhet të ndiqet si formë e propagandës për linçim dhe deformim të individëve apo proceseve”, deklaroi ai.

Abazi ka vlerësuar se procesi i nisur nga Prokuroria Speciale është i rëndësishëm për zbardhjen e kësaj çështjeje.

“Është e rëndësishme për shoqërinë tonë procesi i Prokurorisë Speciale, ku diku duhet të kapet fija që të përfundojë manipulimi i masave dhe shkatërrimi i karrierave të njerëzve”, tha ai.

Ai shtoi se, sipas tij, përmes mekanizmave të tillë është dëmtuar debati politik dhe demokratik në vend.

“Janë denigruar institucione të rëndësishme, nga presidentja, Gjykata Kushtetuese, deputetët e deri te Kuvendi i Kosovës, duke tërhequr fokusin dhe duke dëmtuar mundësinë për avancimin e institucioneve dhe proceseve në Kosovë”, tha Abazi.

Në fund, Abazi deklaroi se personi pas profilit “Lule Gjeli” duhet të japë sqarime para institucioneve të Kosovës dhe atyre amerikane për veprimtarinë e tij.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika