Abazi: Më është kërkuar të heqë nga puna njerëz veç pse s’kanë qenë në vijën e Dejona Mihalit

Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se i është kërkuar të largojë nga puna njerëz me arsyetimin se nuk kanë qenë në vijën e njëjtë me Dejona Mihalin.

Abazi, në “Five” të Dukagjinit, deklaroi se normalisht nuk e ka pranuar këtë propozimin për të larguar njerëz nga vendet e punës dhe nuk do të pranojë assesi.

Abazi tha se nga posti i tij nuk pretendon që të largojë qoftë edhe një referent nga puna nëse nuk e meriton.

“Është kërkuar me i largu njerëzit prej pune realisht vetëm pse nuk kanë qenë në vijën  dhe dëgjueshmërinë e Dejona Mihalit. Normalisht nuk kam pranuar, as nuk pranoj. Unë kam hequr nga puna koka të larta nga institucioneve, por i kam larguar për shkak veprimeve kundërligjore që kanë bërë ose dëmtimit buxhetit Kosovës apo interesit të Kosovës. As edhe një referent nuk e heq nga vendi i punës”, deklaroi Abazxi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika