Abazi nga SHBA i reagon Osmanit: Nuk e kam falsifikuar kontratën, Prishtina më ka borxh
Ish-futbollisti i Prishtinës, Leonit Abazi, është inkuadruar në mënyrë direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, pas pretendimeve të drejtorit të kryeqytetasve Artan Osmani se lojtari në të kaluarën ka falsifikuar kontratën me bardhë e kaltrit. Abazi tha se aneks kontrata nuk ka qenë falsifikim. Ai shtoi se […]
Ish-futbollisti i Prishtinës, Leonit Abazi, është inkuadruar në mënyrë direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, pas pretendimeve të drejtorit të kryeqytetasve Artan Osmani se lojtari në të kaluarën ka falsifikuar kontratën me bardhë e kaltrit.
Abazi tha se aneks kontrata nuk ka qenë falsifikim. Ai shtoi se Prishtinës i ka ofruar marrëveshje në mënyrë që skuadra të licencohet për garat evropiane të sezonit 2023/24, por klubi nuk ka pranuar.
‘’Aneks kontrata nuk është falsifikim, atë e ka bërë Bajram Sherifi që ka qenë më herët te klubi i Prishtinës. Puna e licencimit është se unë Prishtinës i kam dhënë marrëveshje për borxhin që më ka mua për të arritur licencimin, por klubi nuk ka dashur të bëjmë një marrëveshje,’’ tha ai.
Mbrojtësi 29-vjeçar theksoi se çësghtja e aneks kontratës është në gjyq, teksa shtoi se për të si një futbollist nuk është aspak e lehtë të merret me çështje të tilla.
‘’Puna e aneks kontratës që është në gjyq dhe po pretendojnë se është falsifikim nuk është e vërtetë. Ato çfarë i ka thënë Artani nuk janë të vërteta. Mua si një lojtar profesionist po më vjen keq të mendoj për kësi lloj gjërash e lëre më të bëjë një gjë të tillë,’’ potencoi Leonit Abazi.
Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini. Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.















