Abazi: Nuk jam në dijeni se jam shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur se nuk është informuar për një shkarkim të mundshëm të tij, pas raportimeve se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një gjë të tillë nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në. Ai ka sugjeruar […]
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur se nuk është informuar për një shkarkim të mundshëm të tij, pas raportimeve se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një gjë të tillë nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.
Ai ka sugjeruar që të kontaktohet më kryetaren e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari.
Ndërsa, Portali Dukagjini ka kontaktuar, por Kusari nuk ka qenë e qasshme.
Tutje, Abazi ka thënë se nesër me datën 16 shkurt të vitit 2023, do të mbajë një konferencë për media në Kuvendin Kosovës.















