Abazi për platformën “Superpuna”: Një numër i të rinjve janë ankuar se pagesat nuk janë kryer për disa muaj

Deputeti Haki Abazi

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka thënë se shumë persona i kanë raportuar se pagesat nga platforma “Superpuna” nuk janë kryer për disa muaj me radhë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo platformë nuk është asgjë veçse punë e kompanive dhe agjensioneve profesionale.

“Ka një numër të rinjëve që po më shkruajnë se pagesat nga platforma Superpuna nuk janë kryer për disa muaj me radhë. Natyrisht që kjo superpuna si platformë është një hiç gjë, kjo është punë e kompanive dhe agjensioneve profesionale dhe Jo punë e qeverisë por në këtë moment duhet të fokusohemi dhe kërkojmë pagesën për të punësuarit”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ndryshe, në shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë platforma “Superpuna” e cila ka nisur një vit më parë.

Përmes kësaj platforme, ekzekutivi në Prishtinë subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Sipas platformës “Superpuna”, pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund të mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re, por edhe mund ta shkarkojë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika