Abazi për rastin Dehari: Ekzistojnë video që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka hedhur akuza ndaj Vetëvendosjes duke thënë se "kryeministri Albin Kurti e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin e Astrit Deharit" pasi siç pretendon ai, ekzistojnë video-inçizimet ku shihet se "kush i ka zhdukur mostrat"

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Haki Abazi ka thënë se pamjet e kamerave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) mund të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur me zhdukjen e mostrave në rastin e aktivistit, Astrit Dehari.

Abazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin në fjalë.

“Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur, mendoj që prokuroria duhet të marrë në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihajlin, Flutura Goga-Bajramin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se hulumtimi i fundit që ka bërë për këtë rast e ka sjellë deri te shkarkimi brenda VV-së.

“Hulumtimi im i fundit që kam shtruar, kanë sjellë te shkarkimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor, përkundër borxhit që kemi për të sqaruar rastin Dehari”.

Ai ka thënë se si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e rastit Dehari dhe “Kurti të mos thotë asgjë për këtë”.

“Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e rastit Dehari dhe Kurti të mos thotë asgjë për këtë. IML është monitoruar 24 orë prej kamerave, dihet kush ka hyrë te frigoriferi dhe kush ka zhdukur mostrat. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet të kryejë punën e saj si ministre, ka vijuar ai.

Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa për këtë rast u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika