Abazi: Punëtorët janë lënë në mëshirën e zotit, platformën “Superpuna” ta bën një kompani me tre persona

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se këtë platformë “ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë”

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka kritikuar Ministrinë e Financave për platformën ”Superpuna”.

Në një postim në Facebook, Abazi ka thënë se këtë platformë “ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë”.

“Punëtorët janë lënë në mëshirën e zotit. Është rrjet i pompave të benzinës që ka qarkullime milionëshe që nuk i paguan pagat e punëtorëve me rregull. Secili prej tyre është i/e frustruar dhe i/e frikësuar për gjendjen dhe ata bashkë me shoqërinë, me vëllezër e motra janë në kërkim të daljes, ikjes nga Kosova ani pse paskan një punë. Këto probleme nuk rregullohen me platforma si Superpuna por me zbatim ligji, me inspektor dhe standarde të premtuara. Këto probleme nuk rregullohen me fotografi të konferencave e udhëtime e as darka e dreke dhe as nga ulëset e aeroplanëve”, shkroi ai.

“Sot u raportua se 2000 mijë lokale janë mbyllur vetëm në Prishtinë, nuk ka punëtorë, kot bëje super punën, punëtorët duan të drejta, pagesë të rregullt dhe jo vonesa me nga një muaj e më shumë”.

Sipas tij, një ditë njerëzit do ta kuptojnë qartë që sistemi i kontrollit dhe kushtëzimit nuk e mban dot vullnetin e njerëzve për punë.

“Kjo është provuar dhe nuk ka funksionuar. Sektori privat ka nevojë për hapësirë të zhvillimit dhe qarkullim të kapitalit, kredi të favorshme. Shteti duhet të sigurojë drejtësinë dhe garën e konkurrencës fer”.

Po ashtu, Abazi ka theksuar se administrata e kuvendit goditet me zvogëlime drastike të pagave nga qeveria, teksa shtoi se me këtë është prekur integriteti i institucionit me të lartë të vendit!

“Institucioni më lartë i vendit në nivel të rëndësisë vitale të dokumentacioneve dhe informatave ka pagë prej 400 euro. Një punëtor kuzhine në Prishtinë ka pagë 1000 euro e më shumë dhe nuk ka të mjaftueshëm në treg. Ekspertiza e gjithë kuvendit, stafi që është trajnuar që me shumë se 20 vite tani janë me një sy në drejtim të daljes”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika