Abazi thotë se Kurti urdhëroi shkarkimin e tij, paralajmëron video incizime të skandaleve
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është iniciuar shkarkimi i tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Në lidhje me këtë çështje, ai ka paralajmëruar një konferencë për […]
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është iniciuar shkarkimi i tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.
Në lidhje me këtë çështje, ai ka paralajmëruar një konferencë për media të enjten, në të cilën, sipas tij, do të zbulojë video dhe audio incizime të skandaleve, të cilat siç thotë ai “ky urdhër mëton t‘i mbulojë”.
“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit, ju ftoj për konferencë për Media, lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër, po ashtu, flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka thënë ai.















