Abazoviq e mbështet Aleksa Beçiqin për president të Malit të Zi

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook se kë do ta mbështetë partia e udhëhequr nga ai për president të Malit të Zi.

Abazoviq ka theksuar se URA do ta mbështetë kandidatin Aleksa Beçiqin në zgjedhjet për president të Malit të Zi.

“URA mbështet Aleksa Beçiqin në qëllimin e tij për të qenë president i Malit të Zi”, ka shkruar Abzoviq.

Më tej, ai i ka ftuar të gjitha forcat civile të Malit të Zi t’i bashkohen që të krijohet baza e Bllokut Civil.

“Krijohet baza për lindjen e BLLOKUT CIVIL. Ftojmë të gjitha forcat civile të bashkohen”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika