Abazoviq: Edi Rama është politikan shumë i mirë, ai nuk është armik i Kosovës

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka komentuar deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në lidhje me situatën në veriun e Kosovës. Ai ka vlerësuar punën e Edi Ramës në përpjekjet për paqe në rajon, duke thënë se Rama tenton të krijojë një kontekst paqësor në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë prezantimit të projektit për urën mbi lumin Buna, Ohër, 08 qershor 2022.

Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që kishte thënë se KFOR-i të marrë nënkontroll veriun e Kosovës.

“Mendoj që institucionet e Kosovës duhet me pasë ingerencë ‘full’ në territorin e vet dhe ky është qëndrimi jonë qysh në fillim. Shteti i Malit të Zi e ka njohur Kosovën me kufijtë e qartë të saj. Çdo gjë tjetër ishte e papranueshme për mua personalisht”, ka thënë Abazoviq.

Ai ka thënë se Edi Rama është një politikan i mirë, dhe se sipas tij, ai punon për paqe në rajon.

“Ai tenton, punon që t’i japë një kontekst paqësor këtij rajoni. Dhe nuk më pëlqen që disa interpretime të cilat vijnë nga Kosova lidhur me Edi Ramën, nuk mendoj që ai është armiku i Kosovës, nuk mendoj që ai bën teori konspirative me Vuçiqin apo me ku ta di. Mendoj se ai është njeri shumë i interesuar të ketë paqe dhe në atë kontekst janë propozimet e tij. Sa di unë, sa e njoh unë, sepse deri më tani askush s’e ka qitur një propozim aq ideal që ne me thanë se kjo është diçka ‘wow’. Propozimin e Ramës e shoh vetëm si një nga shumë propozime për një zgjidhje të mundshme”, ka thënë Abazoviq. /Kallxo

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika