Abazoviq i bindur për fitoren absolute në Ulqin

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, si bartës i listës “Për një fillim të ri”, ka shpallur fitoren absolute në qytetin e Ulqinit, ku të dielën e 27 marsit janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Ai është shprehur se Ulqini do të ketë kryetar të ri Omer Bajraktarin.

“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Barjkatari. Siç e njoftuam, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë,” tha Abazoviç.

Siç shkruan gazeta malazeze “Vijesti”, të dhënat tregojnë se partitë e tjera si DUA-DSCG, DPS-BS dhe Forca mund të kenë një shumicë të re.

Kur Abazoviq pyetet se me kë do t’i bashkohej koalicionit, ai përjashtoi vetëm Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS).

“Të gjitha palët përveç DPS-së, sepse pushtetin e kanë ushtruar deri më tani në Ulqin”, është shprehur ai.

Po ashtu, Abazoviq, i ka uruar edhe pjesëmarrësit në zgjedhjet në Beranë duke thënë se Partia Popullore Socialiste ka arritur një rezultat “të jashtëzakonshëm”.

“Është koha që Mali i Zi të marrë një rrugë tjetër, që zgjedhjet të mos jenë më ‘historike’ si më parë dhe që ne të kuptojmë se ndryshueshmëria e qeverisë është diçka e dëshirueshme për demokracinë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, koalicioni “Për një fillim të ri”, është i përbërë nga GP URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partia Demokratike.

Kurse, koalicioni midis DUA-DSCG është befasia e zgjedhjeve lokale në Ulqin.

Abazoviq, të dielën e 27 marsit para mediave është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet lokale të cilat janë mbajtur në dy qytetet e Malit të Zi, Ulqin dhe Beranë.

Ai, teksa ka folur edhe për formimin e qeverisë së Malit të Zi, ka thënë se qeveria do të formohet brenda 15 ditësh.

“Fitorja jonë nuk vihet në pikëpyetje. Shoh një vibracion të mirë në qytet. Mendoj se Ulqini e meriton një fillim të ri pas 30 vjetëve diskriminimi, 30 vjet getoizimi dhe primitivizmi më Administratën lokale”, tha Abazoviq.

Sipas tij, e diela e 27 marsit do të jetë festë për partinë e tij, dhe qysh nga marrja e mandatit do t’i përveshen punës.

“Mendoj se duhet ta kemi shumë shpejt qeverinë e Malit të Zi. Nuk dua të jap ndonjë datë. Por, besoj që do të përfundojë brenda 10 deri në 15 ditë”.

Ndërkohë, në zgjedhjet lokale në Ulqin, kanë marrë pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20 mijë e 392 votues.

Partitë politike shqiptare garojnë të ndara në tri lista zgjedhore dhe për herë të parë është formuar një koalicion parazgjedhor nga dy parti politike shqiptare dhe tri parti qytetare, ndër të cilat është edhe Lëvizja Qytetare “URA” e mandatarit për kryeministër të Mali të Zi, Dritan Abazoviç.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika