Abazoviq i bindur që do t’i fitojë zgjedhjet lokale në dy qytetet e Malit të Zi

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet lokale, të cilat po mbahen në dy qytetet e Malit të Zi, Ulqin dhe Beranë.

Ai, gjatë një konference për media, teksa ka folur edhe për formimin e qeverisë së Malit të Zi, ka thënë se qeveria do të formohet brenda 15 ditësh.

“Fitorja jonë nuk vihet në pikëpyetje. Shoh një vibracion të mirë në qytet. Mendoj se Ulqini e meriton një fillim të ri pas 30 vjetësh diskriminimi, 30 vjet getoizimi dhe primitivizmi me Administratën lokale”, tha Abazoviq.

Ai ka thënë se e diela e 27 marsit do të jetë festë për partinë e tij, dhe qysh nga marrja e mandatit do t’i përveshen punës.

“Mendoj se duhet ta kemi shumë shpejt qeverinë e Malit të Zi. Nuk dua të jap ndonjë datë. Por, besoj që do të përfundojë brenda 10 deri në 15 ditë”.

Derisa theksoi se ndihet i lumtur, Abazoviq ka thënë se janë të hapur për bashkëpunim.

“Kërkohen njerëz të rinj, energji e re që munden të sjellin diçka ndryshe. Jam i gëzuar. Ne s’kemi pasur asnjë fjalë të rëndë për askënd. Jemi të hapur për bashkëpunim”, shtoi ai.

Kur pyetet se a mendon që rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndikojë në formimin e qeverisë së re, ai ka thënë se e mendon të kundërtën.

“Mendoj se disa parti të caktuara kanë bërë kalkulime në raport me zgjedhjet lokale, dhe kjo s’është diçka e papritshme, jo diçka që nuk dihet. Nuk kam fare problem me këtë”, ka thënë Abazoviç.

Ndërkaq, lidhur me kalkulimet e rrepta që kompozitës së qeverisë t’i jepen trajta të ngushta apartiake, Abazoviq ka theksuar se nuk lejon e as toleron gjera të tilla.

Ai është shprehur i gatshëm që, nëse Mali i Zi ka nevojë për qeveri evropiane, sipas tij, mund të realizohet qysh më 28 mars.

“Si kryeministër i mandatuar, unë jam gati. Jam tejet optimist. Dhe, optimizmi im ka bazë të gjerë. Ne e dëshmojmë se kemi iniciativë, por, nëse dikush ka ide të tjera [më të mira], le të dalin e t’i thonë. Nëse Mali i Zi ka nevojë për qeveri evropiane, atë mund ta bëjmë që nesër”, shtoi ai.

Ndërkohë, deri në orën 14:00 në qytetin e Beranës kanë dalë 40.05 për qind ose nëntë mijë e 406 votues, kurse në Ulqin 28.38 për qind ose pesë mijë e 788 votues.

Ndryshe, nga 18 ministra sa do të ketë qeveria e re, Abazoviq pritet të propozojë tre ministrat nga partitë parlamentare shqiptare.

Këto parti pritet të marrin tri dikastere – Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, atë të Shkencës dhe Shoqërisë Digjitale dhe atë të Administratës Publike.

Ndërsa, më tre mars të vitit 2022, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kishte dërguar propozimin në Parlamentin e Malit të Zi për mandatar për përbërjen e Qeverisë.

Ai kishte propozuar që kryeministër i emëruar të ishte kreu i URA-së, Dritan Abazoviq. Ky propozim i ishte dërguar nënkryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Strahinja Bulajiq.

Kurse, në shkurt të këtij viti, kuvendi kishte votuar për mosbesimin ndaj qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika