Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është duke e vizituar qytetin e Pejës, ky i fundit ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që qytetarët pejanë ia kanë bërë.

“Jam shumë i lumtur që erdha në qytetin e Pejës. Kaluam shumë mirë. Shpresoj që bashkëpunimi jonë që të vazhdojë edhe më tutje” ka thënë Abazoviq.

Ndërsa, ai ka shkruar dhe në rrjetin e tij social Twitter, ku ka thënë se “kohë e mirë për shëtitje në qytetin e Pejës. Falënderojmë kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin. Dhe, bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët pejanë për mikpritjen e ngrohtë”.

Ndërsa, Abazoviq është mirëpritur dhe nga krerët e shtetit të Kosovës, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Lijepo vrijeme za šetnju u Peći. Hvala gradonačelniku #GazmendMuhaxheri, njegovim saradnicima i građanima na gostoprimstvu. 🤝🏻

Kohë e mirë për shëtitje në #Pejë. Falenderojmë kryetarin #GazmendMuhaxheri, bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët për mikpritjen. pic.twitter.com/7SoSsZLsK4

— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 15, 2023