Abazoviq: Kartelet e drogës komunikonin përmes rrjetit “Sky”, ka edhe njerëz nga Kosova

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur rreth Ligjit për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme në një intervistë në emisionin "Kallxo Përnime". Abazoviq ka theksuar se hapat që janë ndërmarrë deri më tani në fushën e drejtësisë në Mal të Zi janë historike

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur për Ligjin për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Abazoviq ka thënë se rezultatet që janë bërë deri më tani lidhur me drejtësinë në Mal të Zi, janë historike.

“Na e kanë futur në burg kryetarin e Gjykatës Supreme që ka qenë aty që 14 vjet. Këtë s’e ka pritur askush. Na e kena në këtë moment në burg ish-drejtorin e Policisë. Që në piramidë ka qenë njeriu i tretë, e kur është bërë e gjithë kjo kontrabandë e janë formuar gjithë këto narkoklane, ai ka qenë në krye të Policisë, ka qenë me fuqi fare ndryshe. Por me këtë gjyq që është në Mal të ZI, shanset me u liru janë shumë më të mëdha sesa me u dënu”, tha Abazoviq.

Dritan Abazoviq ka folur edhe për aplikacionin “Sky”, të krijuar nga EUROPOL.

“Shumica e narkokarteleve ka komunikuar aty me atë aplikacion. Në momentin që narkokarteli në Evropë është rritur aq shumë dhe ka krijuar një pasiguri për qytetarët e BE-së, EUROPOL e ka hapur këtë rrjet”, tha ish-kryeministri.

Ai ka shtuar se ka edhe njerëz nga Kosova që janë pjesë e rrjetit “Sky”.

“Nuk e di me numra, por ka edhe shumë njerëz nga Kosova që janë pjesë e këtij rrjeti. Ka njerëz nga Kosova që janë të lidhur edhe me kontrabandën me cigare, por s’mund të flas se nga cila sferë janë ata”, tha Abazoviq.

Ai shton se rrjeti “Sky” i ka ndihmuar Malit të Zi të arrijë te shumë persona.

“Kena marrë mbi 600 mijë mesazhe vetëm në një lëndë dhe për këtë ka punë Prokuroria 5 vjet. Jam kryeministri i vetëm që kam kërkuar ndihmë nga EUROPOL-i, janë habitur se si unë kam kërkuar ndihmë nga ta, ata s’kanë pasur besim në institucionet e Malit të Zi” – tha ish- kryeministri malazez.

“Sky” është aplikacion që është hapur nga EUROPOL, njësoj si rrjetet e tjera sociale, por pak më specifik, e me të cilin, kanë komunikuar kartelet e drogës.

Por a i kërkoi Kosova ndihmë Malit të Zi lidhur me këtë gjë?

“Unë kam qenë i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës lidhur me këtë gjë, por kjo çështje nuk është çelur, ndoshta ata i kanë investigimet e veta”, thotë Abazoviq.

“Narkokartelet kanë më shumë pasuri sesa vetë shteti i Malit të Zi”

“Ata kanë më tepër mjete nëpër banka ose ‘cash’ sesa shteti i Malit të Zi. Trezori i Malit të Zi i ka 150 milionë, ndërsa ata vetëm njëri mund t’i ketë 400-500 milionë euro në xhirollogari, sigurt edhe më shumë”, tha Abazoviq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika