Abazoviq: Mali i Zi po bëhet me Qeveri të re

Abazoviç prezanton konceptin e qeverisë së ardhshme

Dritan Abazoviç, zëvendëskryeministër i Malit të Zi

Dritan Abazoviq ka konfirmuar se Mali i Zi po bëhet me Qeveri të re. Mandatari për përbërjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, në një konferencë për media, në Podgoricë ka prezantuar konceptin e qeverisë së ardhshme, të cilën do ta drejtojë ai si kryeministër.

Qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore, të cilat janë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik i Malit të Zi, raporton media maqedonase ‘’Vijesti’’.

Abazoviq ka thënë se nuk është kundër zgjedhjeve, por kundër atyre zgjedhjeve kur institucionet nuk funksionojnë.

”Ideja është që Mali i Zi të fitojë stabilitet, pajtim dhe perspektivë evropiane përballë destabilitetit politik. Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve kur institucionet nuk funksionojnë”.

”Sot nuk do të merresha me mbledhjen, e as ekspozenë, që është e kompletuar. Për mua, mund të mbahet seanca nesër. Por, është ditë pushimi, kështu që është më realiste javën e ardhshme. Mbeten te deputetët dhe ata të vendosin kur do të mbahet seanca”, ka thënë Abazoviq.

Abazoviq ka treguar se Qeveria e pakicave do të ketë 20 ministra dhe do të ketë 18 departamente.

”Është e vërtetë që qeveria do të ketë 20 ministra, por do të ketë 18 departamente, jo 20, sepse ka dy ministra pa portofol. Do të ketë katër nënkryetarë”, theksoi ai.

Kjo qeveri do të jetë qeveria e 43-të e Malit të Zi e cila do të konsistojë në parti minoritare kombëtare të Malit të Zi, si SNP, SDP, CIVIS dhe lëvizja qytetare që udhëhiqet nga Dritan Abazoviç, URA.

Seanca për formimin e Qeverisë së re është paraparë të mbahet më 28 prill.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika