Abazoviq mirëpret vendimin e KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën: Lajm i mirë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mirëpritur vendimin e Këshillit të BE-së të dhënies së dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Lajm i mirë për fqinjët tanë nga Kosova, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, vendimi i Këshillit të BE-së!”, ka shkruar Abazoviq.

Gjithashtu, ai ka thënë se ky vendim i KE-së është i një rëndësie të madhe për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshillit të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, e cila ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët në BE dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar tutje ai.

Ai ka përfunduar duke i uruar miqtë kosovarë dhe duke u shprehur i bindur se së shpejti do të jenë të gjithë bashkë në familjen e madhe evropiane.

Gjatë ditës së enjte, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, drejtori i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), Demush Shasha.

Ai ka thënë se tani si procedurë ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje unanime.

Ndryshe, sot në rend dite në takimin e ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ishte vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi vitin që vjen është vendosur si datë e re në faqen zyrtare të sistemit ETIAS.

Kur të hyjë në fuqi ky sistem, ata që duan të vizitojnë vendet e BE-së pa viza, duhet paraprakisht të regjistrohen përmes tij, dhe më pas marrin një autorizim i cili është i vlefshëm për tri vjet.

Për këtë, qytetarët do të duhet të paguajnë 7 euro, por ata të moshës nën 18 dhe mbi 70 vjeç mund ta bëjnë falas.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika