Abazoviq: Në Mal të Zi kanë ndodhur disa procese politike, por kjo nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një konferencë për media në Prishtinë më 14 prill 2023.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka theksuar se në vendin e tij kanë ndodhur disa procese politike, por kjo, sipas tij, nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.

“Në Mal të Zi kanë ndodhur disa procese politike, por kjo nuk të ndërrojë kurrfarë politike ndaj Kosovës zyrtare, ju mundeni me llogarit në Mal të Zi, në atë që kanë me qenë aktivitet ndërkombëtare të Kosovës në të ardhmen, ne jemi më se të gatshëm të përkrahim në kapacitet tona dhe sa janë mundësitë e tona”, është shprehur ai, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti.

Kujtojmë se, para pak kohësh u mbajtën zgjedhjet presidenciale, në të cilat, kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, fitoi rreth 60.2 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërsa kundërshtari i tij, presidenti i atëhershëm, Milo Gjukanoviq, kishte marrë rreth 39.8 për qind.

Po ashtu, kryeministri Abazoviq është shprehur bindshëm se Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet.

“Jam më se i bindur se Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull rajonal se si duhet të bashkëpunohet. Fokusi jonë edhe sot gjatë takimit ka qenë atë çka është standard jetësor i popullit, edhe të Kosovës, edhe të Malit të Zi. Dhe mendoj se jemi në një rrugë të duhur të zhvillojmë disa projekte që unë i kisha quajtur si historike e kanë të bëjnë me infrastrukturën”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se ideja e përbashkët e dy qeverive me marrëveshjen e nënshkruar për shërbimet ajrore është që të krijohet një qasje shumë më e lehtë për qytetarët e të dyja vendeve.

Gjithashtu, Abazovic gjatë konferencës për media, ka thënë se Qeveria malazeze vjen me një mesazh paqësor dhe miqësor që në të ardhmen të krijojnë një atmosferë të mirë rajonale, kur të dyja vendet, sipas tij, të mund të japin shembull se si duhet të jenë marrëdhëniet ndërqeveritare.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika