Abazoviq: Prej disa ditësh institucionet malazeze janë goditur nga sulme të rënda kibernetike
Kryeministri në largim, i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar që ka disa ditë që disa institucione të vendit janë ekspozuar ndaj sulmeve të rënda kibernetike. Për t’u mbrojtur nga këto “goditje”, Abazoviq, ka bërë të ditur se kanë themeluar një Taskë Forcë për parandalimin e sulmeve kibernetike. “Prej disa ditësh institucionet malazeze janë […]
Kryeministri në largim, i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar që ka disa ditë që disa institucione të vendit janë ekspozuar ndaj sulmeve të rënda kibernetike.
Për t’u mbrojtur nga këto “goditje”, Abazoviq, ka bërë të ditur se kanë themeluar një Taskë Forcë për parandalimin e sulmeve kibernetike.
“Prej disa ditësh institucionet malazeze janë ekspozuar ndaj sulmeve të rënda kibernetike që rrezikojnë sistemin tonë. Ne formuam një Task Force për trajtimin e incidenteve kibernetike, duke përfshirë ekspertë nga të gjitha institucionet e sistemit si dhe nga sektori privat”, ka shkruar ai në Twitter.
Abazoviq, është shprehur mirënjohës ndaj partnerëve ndërkombëtarë që sipas tij po i ndihmojnë institucioneve të Malit të Zi për t’u mbrojtur.
For several days already, Montenegrin institutions have been exposed to serious cyber attacks jeopardizing our system.
We formed a Task Force for tackling cyber incidents, including experts from all institutions of the system as well as from the private sector. ⬇️
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) August 26, 2022















