Abazoviq uron Millatoviqin: Të përgëzoj për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi

"Momenti që prisnim mbi 30 vite- faleminderit qytetarë të lirë!!! Fitore! Urime Jakov Milatovic zgjedhja për presidentin e parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar. Ne kemi një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik!", ka shkruar Abazoviq në Facebook

Kryeministri o Malit të Zi, Dritan Abazovic, që tani e ka uruar Jakov Millatoviq, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që tani e ka uruar Jakov Millatoviqin, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Abazoviq tha se ky është momenti që kanë pritur që 30 vjet.

“Momenti që prisnim mbi 30 vite- faleminderit qytetarë të lirë!!! Fitore! Urime Jakov Milatovic zgjedhja për presidentin e parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar. Ne kemi një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik!”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Sipas rezultateve preliminare, nga të dhënat e Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI) tregojnë se kandidati nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq, është duke kryesuar ndaj presidentit aktual Milo Gjukanoviq.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 39,8 për qind.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika