Abbott e dënon djegien e veturës në Zubin Potok: Është vepër kriminale

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas djegies së veturës me targa RKS në Zubin Potok, duke thënë se është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar e shprehjes së pakënaqësisë ndaj vendimeve legjitime të Qeverisë së Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott





Pas njoftimit të Policisë së Kosovës për vënien e zjarrit dhe djegien e një veture me targa RKS në Zubin Potok ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai këtë vepër e ka quajtur kriminale, dhe siç thotë ai është mënyrë e gabuar për të shprehur pakënaqësitë ndaj politikës legjitime të Qeverisë së Kosovës.

“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka shkruar Abbott.

Po ashtu, edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ka quajtur këtë vepër kriminale.

“SHBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Po ashtu, Hovenier e ka ritheksuar nevojën për zgjatjen e zbatimit të vendimit të çështjes së targave.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit, në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, shtoi ai.

Ndryshe, të mërkurën e dy nëntorit, një veturë e tipi Hyundai me targa RKS, është djegur në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku thuhet se vetura është e një personi të komunitetit serb.

“Policia e Kosovës, më 02 nëntor, në orën 03.34 (pas mesnate) përmes linjës telefonike ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture të tipit Hyndai me targa RKS, pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, nga komuna e Zubin Potokut”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se njësitë relevante policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë veprimet e nevojshme.

“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes”, vijon njoftimi.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”.

Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të kryesve të këtyre veprave kriminale.

Digjet vetura me targa “RKS” në Zubin Potok

 





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika