“E kaluara nuk mund të harrohet, por Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise”.
Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, në një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Filozofik, të martën.
Ndër të tjera, ambasadori britanik ka thënë se asnjë shtet në Ballkan nuk duhet ta vërë në dyshim të ardhmen evropiane, ndonëse shteti i tij nuk është më pjesë e BE-së.
“Jam shumë krenar që Mbretëritë Bashkuara janë në çdo hap me Kosovën. Nuk duhet harruar e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, por duhet bërë kompromis. Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk duhet ta vërë në dyshim të ardhmen. Edhe pse Mbretëritë e Bashkuara janë larguar nga Bashkimi Evropian, në e mbështesim plotësisht të ardhmen e Evropës”, ka thënë Abbott, shkruan EO.
Abbott, po ashtu, ka theksuar problematikën e migrimit, duke thënë se në këtë fazë prioritet mbetet lufta në Ukrainë.
Ai ka shtuar se është mirënjohës për ndihmën që Kosova ia ka bërë Ukrainës, duke iu ofruar strehim gazetarëve e refugjatëve.
“Jam shumë mirënjohës për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës, qoftë duke iu dhënë strehim refugjatëve dhe gazetarëve, apo mbështetjen psikologjike për të mbijetuarit e dhunës seksuale”.