Abbott: Është koha që Kosova të propozojë draft-statut për Asociacionin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Kosova duhet të propozojë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti dhe në përputhje me kriteret e BE-së

Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është i mendimit se Kosova duhet që zyrtarisht ta propozojë një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Drafti, sipas tij, duhet të jetë i mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti dhe në përputhje me kriteret e BE-së.

“Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një ASMM, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka thënë ai.

Abbott u shpreh se Britania dhe aleatët e tjerë të Kosovës “duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika