Abbott: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e ndërkombëtarëve për situatën në veri

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Kosova duhet të marrë parasysh këshillat e partnerëve ndërkombëtar në lidhje me situatën tensionuese në veri

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të dëgjojë partnerët ndërkombëtarë për të ndërmarrë hapa për të zbutur tensionet në veri.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Abbott ka kritikuar veprimet e kryetarëve komunalë në veri, duke thënë se ata nuk duhet të angazhohen në aktivitete të sigurisë dhe duhet të kryejnë detyrat e tyre në komunë.

Abbott ka thënë se ata duhet të punojnë në të mirën e qytetarëve të tyre dhe të kërkojnë më shumë bashkëpunim me agjencitë e sigurisë.

“Ne mbetemi të shqetësuar si të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës për situatën në veri. Po vazhdojmë të kërkojmë shtensionim. Nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët të kryejnë detyrat nga objektet komunale. Nuk besojmë se është e nevojshme të luajnë rolin e rojeve para objekteve komunale. Kanë shumë punë më të mirë për të bërë diku tjetër. Shpresoj që ditët e ardhshme të shohim përparim, propozim, ndryshim, më tepër bashkëpunim mes agjencive të sigurisë.”, ka thënë Abbott të enjten.

Po ashtu, ai ka vlerësuar se nuk është e nevojshme që Policia e Kosovës të luajë rolin e rojeve.

Ambasadori gjithashtu ka përmendur marrëdhëniet e mira të Kosovës me Shqipërinë dhe ka inkurajuar qeverinë kosovare të dëgjojë këshillat dhe të tregojë mirëkuptim për interesat e miqve të tyre.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të diskutojë çështje të rëndësishme me qeverinë shqiptare gjatë takimit të ardhshëm.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika