“Tani duhet të shohim serbët e Kosovës të kthehen në institucione, në interes të punës, familjeve të tyre dhe shtetit të së drejtës”, ka shkruar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicolas Abbott në FaceBook.

Abbott ka shpërndarë reagimin e Ministrit për Evropën në Qeverinë e Britanisë, Leo Docherty, i cili kishte vlerësuar marrëveshjen e arritur të mërkurën e 23 nëntorit në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të paligjshme “KM” si ç’tensionim të situatës.

“Është jetike që të dy vendet të vijnë tani në tryezë për të bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre”, ka shkruar Docherty në Twitter.

I welcome agreement between Kosovo and Serbia 🇽🇰🤝🇷🇸 on steps to reduce tensions. Vital that the two countries now come to the table to make progress in EU-facilitated Dialogue towards normalising their relationship, for the benefit of all their citizens.

— Leo Docherty MP (@LeoDochertyUK) November 24, 2022

Ndërsa kryediplomati britanik në Prishtinë, Abbott, ka theksuar se pas marrëveshjes për targat situata është lehtësuar në katër komunat me shumicë serb.

Por ai ka kërkuar që serbët e Kosovës t’iu kthehen institucioneve të vendit.